Si ndihmojmë ne

Janë katër shtylla në të cilat punon fondacioni ynë: edukimi, avokimi, hulumtimi dhe mbledhja e fondeve për të siguruar furnizimet e pajisjeve dhe medikamenteve të nevojshme për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve.

1. Edukimi i pacientëve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor për përmirësimin e cilësisë së ndihmës së ofruar
2. Avokimi në interes të nënave dhe fëmijëve për shëndet më të mirë
3. Hulumtimi dhe studimet që identifikojnë mangësitë në shëndetin e nënës dhe fëmijës
4. Furnizimi me mjekime dhe pajisje për shpëtimin e jetës së nënës dhe fëmijës

Për të përmbushur misionin për shpëtim të sa më shumë jetërave të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, ne:

• Avokojmë për shëndet më të mire të nënës dhe fëmijës
• Studiojmë problemet e shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe zhvillojmë sistemet për të adresuar ato
• Zhvillojmë dhe implementojmë programe për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës
• Sigurojmë fonde për të mbështetur programet në lidhje me shëndetin e nënës dhe fëmijës
• Prioritizojmë aktivitetet drejt uljes së shkallës relativisht të lart të vdekshmërisë së nënës dhe të posalindurve
• Bashkëpunojmë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe akterët relevant në qëllimin e përbashkët për një shëndet më të mirë të nënës dhe fëmijës. 

Fondacioni ynë avokon për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Në bashkëpunim me agjensione dhe organizata tjera që kanë interes të njejtë, ne iniciojmë programe në qendrat e mjekësisë familjare, spitalet regjionale, dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që të përmirësojnë kujdesin e grave shtatzëna, foshnjave të lindura para kohës dhe fëmijëve.

Kontakti

ADRESA: Rr. Eqrem Qabej, Lam 4, Hyrja. VI, Nr. 8 | 10000, Prishtina, Kosovë

Tel : +383 49 110 333
e-mail: info@amchealth.org