Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas
13.12.2022
Ne kemi themeluar programin e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Qëllimi kryesor i këtij programi është të edukojë gratë duke filluar me planifikimin familjar deri tek shtatzania dhe lindja. Qasja në informata të sakta është esenciale për të ndikuar në shtatzani dhe foshnje të shëndetshme.
Gratë në këtë Qendër marrin informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin post-natal, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapo lindurin, ushqimin e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.
Gratë mësojnë nga videot, ligjëratat edukative, seancat në grupe të vogla dhe biseda e drejtpërdrejtë me mamitë, infermierët apo gjinekologët, të gjitha në një mjedis të rahatshëm me shumë ngjyra. Gratë mësojnë për ndryshimet normale që ndodhin gjatë shtatzanisë, shenjat paralajmëruese, ushqyerja me gji, kujdesi për të sapolindurin dhe ushqimi, si dhe aktivitetet fizike gjatë shtatzanisë.
Qendrat tona janë të hapura për gratë, nënat dhe çiftet. Përmes këtij programi ne synojmë të fuqizojmë rolin e pacientit/klientit dhe shërbyesve shëndetësor në vendim-marrje të përbashkët ku pacienti/klienti është në qendër të shërbimeve. Ky koncept ka dëshmuar ulje të shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në shumë vende të botës.
Qendrat tona Informuese për Shëndetin e Gruas janë të vendosura në:
Qendra 1: Klinika Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, kati i parë, Prishtinë
2. Qendra 2: Qendra e Mjekësisë Familjare 2, rr. Remzi Hoxha, Ferizaj
3. Qendra 3: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, Mitrovicë
4. Qendra 4: Qendra e Mjekësisë Familjare Drajkovc, Shtërpcë
5. Qendra 5: Qendra e Mjekësisë Familjare, Kaçanik
6. Qendra 6: Qendra e Mjekësisë Familjare, Prizren
7. Qendra 7: Qendra e Imunizimit, Pejë
8. Qendra 8: Qendra e Mjekësisë Familjare, Dragash
9. Qendra 9: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Klinë
10. Qendra 10: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Kamenicë
11. Qendra 11: Qendra e Mjekësisë Familjare “Dardania”, Gjilan
12. Qendra 12: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Obiliq
13. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Rr. Tahir Sinani, Lipjan
14. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Hani i Elezit,
15. Qendra Kryesore e MjekësisëFamiljare Viti
16. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare- Qendra e Mirëqenies së Gruas, rr,. Fehmi Agani, Prishtinë
17. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Vushtrri
18. The Ideas Partnership – TIP, Fushë Kosovë
Të interesuarit për të marrë pjesë në aktivitetet e qendrës mund të shkarkojnë orarin mujor dhe të vijnë apo të na kontaktojnë për t’u regjistruar në qendër. Pjesëmarrësit mund të vijnë vet, në çift, apo në grupe. Na shkruani përmes info@amchealth.org
FAKT: Mbi 10,000 gra shtatzëna dhe partnerët e tyre kanë përfituar nga përkrahja e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas që nga janari 2014.