PAJISJA CRP PËR KLINIKËN E NEONATOLOGJISË NË PEJË

Gjatë vitit 2017, ne bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan aparatin për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në gjak dhe hemogramit në Klinikën e Neonatologjisë në Pejë.

Aparati është i nevojshem për të përcaktuar nivelin e CRP-së në gjak dhe pasqyrën e gjakut te foshnjet e porsalindura, analiza këto të cilat ndihmojnë në diagnozën e infeksionit, nevojën për trajtim me antibiotikë, percjelljen e trajtimit, dhe kohën kur është e nevojshme që të ndërpritet antibioterapia. Pajisja do të ndikojë në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve të Klinikës dhe shpëtimin e foshnjave të posalindura.