Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para

Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para, është projekt ndërkombëtar i financuar nga Unioni Evropian përmes programit HORIZON 2020, dhe udhëhiqet nga konsorciumi i prartnerëve nga Holanda, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Suriname -Amerika e Jugut, Gana, dhe Kosova. Objektivi kryesor I këtij projekti është implementimi i kujdesit grupor I grave shtatzëna përgjatë 1000 ditëve të para në shtatë vende të ndryshme me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta. Të dhënat që mblidhen dhe analizohen gjatë zbatimit të këtij projekti do të përdoren përta hartuar një udhëzues i cili do t’iu shërbejë të gjitha vendeve që ta implementojnë kujdesin në grup, koncept ky që promovohet edhe nga OBSH.

 

Sesioni i parë u mbajt në muajin mars ku u organizua në mënyrë interaktive nga mamitë përmes aktiviteteve të ndryshme, bisedave dhe shkëmbimit të përvojave në grup. Secila grua shtatzënë jepte mendimin dhe tregonte për përvojën e saj. Kujdesi Antenatal në Grup ka për qëllim që gratë shtatzëna të kalojnë problemet apo shqetësimet e tyre që i hasin gjatë shtatzanisë së bashku duke mësuar nga përvojat e njëra tjetrës dhe nga këshillat e ndryshme të cilat ipen nga profesionistët shëndetësor për një shtatzëni sa më të shëndetshme.