Sistemi i Transportit Neonatal

Kosova vazhdon të ketë shkallën më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve në Europe dhe cilësinë jo të duhur të shërbimeve të ofruara për fëmijët. Një ndër faktorët që po ndikojnë në një shkallë të lartë të vdekshmërisë së foshnjeve në Kosovë është edhe mungesa e një sistemi kualitativ të transportit dhe referimit në Kosovë.

Afërsisht 300 foshnje referohen nga qytetet e tjera për në Prishtinë dhe transportohen me mjete private. Prindërit kryesisht transportojne foshnjet e tyre për në Prishtinë duke përdorur automjetet private të cilat nuk ofrojnë ndonjë shërbim mjekësor përgjatë rrugës. Kjo ndikon që gjendja shëndetësore e foshnjes të keqësohet dhe rrit gjasat e mortalitetit të foshnjeve.

Që nga viti 2016, ne jemi duke punuar në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve dhe duke avokuar në ndërtimin e sistemit të transportit/referimit të foshnjeve nga qytetet e tjera për në Prishtinë.

Në vitin 2017, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, me mbështetjen teknike të ekipit të ekspertëve nga Dartmouth Hitchcock Medical Center në SHBA, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka mundësuar trajnimin e stafit mjekësorë në njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal në QKUK, Prishtinë, dhe në spitalet rajonale në Pejë, Gjakovë, dhe Gjilan.

Po ashtu, me sigurimin e mjetit transportues të dedikuar për foshnjet, në vitin 2018 do të fillojë

Gjatë vitit 2018, u mbajten trajnimet simuluese për stafin mjekësorë në njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal në QKUK, Prishtinë, dhe në spitalet rajonale në Pejë, Gjakovë, dhe Gjilan me ndihmën e ekipit të ekspertëve nga Dartmouth Hitchcock Medical Center. Këto trajnime simuluese kanë për qëllim transportin e sigurtë të foshnjeve nga spitalet rajonale në Klinikën e Neonatoligjisë në Prishtinë. Pilotimi i transportit të foshnjeve, u bë kështu modeli i parë rajonal për një sistem kujdesi shëndetësorë të themeluar bazuar në modelet e suksesshme ndërkombëtare.

Ky program shpëton jetërat e qindra fëmijëve çdo vit.

FAKT: Afërsisht 300 foshnje përfitojnë çdo vit si rezultat i shërbimit cilësor shëndetësor të ofruar gjatë transportit të tij/saj nga cilido qytet i Kosovës për në Prishtinë ku kërkohet trajtim më i avancuar.