Skriningu i Retinopatisë tek Foshnjet Premature në QKUK

Përmes avokimit tonë, Qendra Klinike Universitare e Kosoves (QKUK) ka filluar ndërtimin e sistemit të skriningut dhe laserimit të retinopatisë tek prematurët. Skriningu i Retinopatisë tek të Posalindurit (ROP) është një metodë e diagnostifikimit të hershëm të sëmundjeve të retinës tek foshnjet e lindura para kohe. Ky diagnostifikimin i hershëm mundëson edhe intervenimin e hershëm me qëllim të parandalimit të pasojave të pakthyeshme të dëmtimit të të pamurit apo verbimit total të foshnjave. Skriningu për ROP kryhet nga oftamologu i specializuar, kirurgu vitreoretinal, dhe kryhet në Klinikën e Neonatologjisë, aty ku ndodhen foshnjet premature.

Ky program bëhet i mundur përmes bashkëpunimit direkt me spitalin “Kubati,” bashkëpunim ky që siguron angazhimin vullnetar të ekspertëve për ROP për periudhën deri në fund të 2016tës. Në të njëjtën kohë bashkëpunimi do të ndërtojë kapacitetet brenda QKUK-së, ndërtojë protokolet e standardizuara dhe avokojë në sigurimin e pajisjeve të nevojshme.

 

Avokimi ynë ka bërë të mundur që departamenti për shëndetin e nënës dhe fëmijës pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtoria e SHSKUK-së të garantojnë sigurimin e pajisjeve të nevojshme për skriningun dhe laserimin e retinopatisë tek prematurët ashtu që të vazhdohen protokolet e ndërtuara.