
PAJISJA EHOSONOGRAF NË KLINIKËN E NEONATOLOGJISË
24.09.2018
Pajisja Ehosonograf mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera. Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.