Tregimi ynë

Rreth “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” shumë përkrahës nga Kosova dhe Shkolla Mjekësore Dartmouth u mblodhën për ta realizuar ëndrrën dhe themeluan fillimisht “Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndetshme” në 2009 me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, me iniciativën e Dr. James Strickler, Bashkë-Kryetar i Emeritus, Bordi i Drejtorëve të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe Emeritus Dekan në Shkollën e Mjekësisë Geisel në Dartmouth. Nxitja për krijimin e kësaj organizate të re jofitimprurëse buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuar nga USAID që janë implementuar nga Mjekët e Botës, AIHA, AmeriCares, Shkolla Mjekësore Dartmouth dhe kolegët e tyre të shumtë në Kosovë.

Individë me ndikim nga sektorët e shëndetit, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova, SH.B.A. dhe diaspora (përfshirë ndër të tjera Ardiana Bunjaku, Jehona Gjurgjeala, Rexhep Hoxha, Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, Ilirjana Bajraktari, George Little, Philip Sigwart, Ilir Hoxha dhe së fundmi princesha për të qenë Elia Zaharia) iu bashkuan përpjekjeve për të mbështetur kauzën dhe në vitin 2013 ngritën themelin në “Aksionin për Nënat dhe Fëmijët” që është sot!

Misioni

Misioni ynë është të shpëtojmë jetë dhe të përmirësojmë shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për të realizuar misionin tonë, ne zbatojmë projekte dhe programe të ndryshme që kanë një ndikim të gjerë dhe afatgjatë në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

Për të realizuar misionin e AMC-së, ne punojmë me hisedarë dhe komunitetet në fushën e shëndetit dhe të drejtave të nënës dhe fëmijës duke:

  • Avokuar fuqishëm për një kujdes më të mirë shëndetësor për gratë, nënat dhe fëmijët;
  • Bërë hulumtime dhe studime për shëndetin e grave, nënave dhe fëmijëve dhe duke shpërfaqur sfidat e sistemit të kujdesit shëndetësor;
  • Zhvilluar dhe zbatuar programe dhe projekte që kontribuojnë në përmirësimin e rezultateve shëndetësore për gratë dhe fëmijët në Kosovë;
  • I dhënë prioritet të lartë aktiviteteve që adresojnë indikatorët e dobët të shëndetit të nënës dhe fëmijës;
  • Bashkëpunuar dhe punuar në sinergji me Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktorë të tjerë me synime dhe objektiva të ngjashme.

7,000

Shtysa për krijimin e kësaj organizate të re jofitimprurëse buron

2,000

Shtysa për krijimin e kësaj organizate të re jofitimprurëse buron

1,500

Shtysa për krijimin e kësaj organizate të re jofitimprurëse buron

Vizioni

Vizioni i AMC-së është që të gjitha gratë dhe fëmijët në Kosovë të mund të realizojnë të drejtën e tyre për një jetë cilësore, shëndet dhe mirëqenie pa lënë pas asnjë grua apo fëmijë në këtë vizion.