Filloi nisma “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”
5.6.2015Mëngjesin e sotshëm u nisën nga Prishtina një grup prej rreth 20 çiklistësh në rrugëtimin e tyre përreth Kosovës për 3 ditë, në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë. Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenice dhe kthehen me datën 7 qershor përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse në Sabaja Bar (pranë stadiumit të futbollit në Prishtinë) në ora 1800.