Eventi i mbledhjes së fondeve në New York për AMC, organizuar nga Konsuli i Pergjithshëm i Republikës së Kosovës

Më 9 dhjetor 2014, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Znj. Vlora Çitaku u bë nikoqire e mbrëmjes humanitare në përkrahje të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, bashkë me Viosa dhe Richard Lukaj në Nju Jork. Kjo ngjarje arriti të bashkojë forcat bëmirese në përkrahje të qëndrueshmërisë së fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë drejt shpëtimit të fëmijëve dhe mbështetjes së nënave në Republikën e Kosovës.