Elia Zaharia i bashkohet Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si Anëtare Nderi në Bord
13.03.2015
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që Elia Zaharia – e fejuara e Princit Leka të Shqipërisë – i është bashkuar Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si anëtare nderi në Bordin e Drejtorëve.
Elia Zaharia eshte e bija e Gjergj Zaharise dhe e Yllka Mujit. Yllka Muji eshte aktore e famshme shqipëtare me titullin ‘Artiste e Merituar”. Elia është aktore dhe ka jetuar në qytetin e bukur të Parisit për 8 vite, ku edhe diplomoi në Universitetin St. Danis në Francë dhe ishte pjese e Teatrit te Parisit në shumë shfaqje të ndryshme. Perveç pasionit për teatrin, Elia gjithashtu është edhe piktore si dhe mjaft e dhënë pas këngës dhe filantropisë, dhe së shpejti do të nderohet edhe me kurorën e Princeshës së Shqipërisë.
Elia është Presidente e fondacionit humanitar “Mbretëresha Geraldine” – misioni i të cilit përmban mbështetjen humanitare të familjeve në varfëri, femijë jetimë dhe të gjithë shtresave sociale të popullsisë në nevojë.
“Është nder të pranoj ftesën për t’iu bashkuar Bordit tuaj dhe t’shërbejë si anëtare nderi në përkrahjen e misionit për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe shpëtuar fëmijët në Kosovën tonë të dashur” – deklaron letra zyrtare e pranuar nga zyra e Familjes Mbretërore Shqipëtare.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka nderin të ketë Elia Zaharia në Bordin e Drejtorëve.
13 Mars 2015