Gala Mbrëmja Humanitare arriti të mbledh 16.650 Euro për fëmijët në Kosovë

Në mbrëmjen humanitare të mbajtur në nëntor, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë arriti të mbledhë 16,650 Euro në përkrahje të misionit për të shpëtuar jetën e fëmijës dhe nënës në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbrëmje, drejtuesit më të lartë të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë falenderuan bizneset kosovare, partnerët dhe miqtë e tyre,

që me gjithë vështirësitë e shumta nuk hezituan të kontribuojnë drejt misionit humanitar. Mbrëmja gjeti edhe mbështetjen e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ndër kompanitë që kontribuan në këtë mbrëmje ishin: Bechtel Enka, Paper Communications, VM3 (sponsor platinum), Laboratori Prolab, RTV 21 (sponsor të artë), Baker Tilly Kosovo, HIB Petrol, Limak Kosovo, Meridian Corporation (sponsor të argjendtë), Albi Group, AUK, Finca, Intercoop Group, Ipko, KEP, Koslabor, NLB Prishtina, Pestova, Railtrans, Z Mobile (sponsor të rregullt).

Kjo mbrëmje u mbështet edhe nga Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Norvegjisë, AMM, Area Support Team Balkans, BlaueBlume, CEED Kosovo, ICK, Ipko Foundation, KEIS, ProCredit Bank, RC Cola, ShKÇAK dhe TEB.