Aksioni për Nëna dhe Fëmijë mbajti një konferencë lokale mbi Reformat në Shëndetësi

Si partner implementues i Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, përmes fondeve të projektit të përbashkët “Partneriteti për përmirësimin e Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve në Kosovë” (UNFPA, UNICEF dhe OBSH), të financuar nga Qeveria e

Luksemburgut, ANF mbajti konferencën vendore për Shërbimet Profesionale ne Gjinekologji, Obstetrikë dhe Neonatologji. Konferenca prezentoi rezultatet preliminare mbi vlerësimin nevojave të resurseve humane në përputhje me konceptin e Shërbimeve Profesionale, inventarizimit të aparaturave dhe hartimit të dokument rekomandimit për Ministrinë e Shëndetësisë për implementimin e Shërbimeve Profesionale si pjesë të reformimit shëndetësor. Më shumë se 70 përfaqësues nga institucione mjekësore, shoqëri civile e organizata ndërkombëtare morrën pjesë.