“Vrapo për zemra” ndihmon nënat dhe fëmijët

Me qëllim të mbledhjes së fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, me rastin e gjysëm-maratonës së Prishtinës, organizohet aktiviteti “Vrapo për zemra”.

Prishtinë, 3 Maj, 2015-

Si rezultat i rritjes së numrit të interesuarve për edicionin 2015 të gjysëm-maratonës dhe vullnetit të mirë të qytetarëve vendas dhe të huaj të ndihmojnë në qështje humanitare, organizata “Aksioni për nëna dhe fëmijë” (Action for Mothers and Children) organizon aktivitetin e saj të rradhës për mbledhjen e fondeve që do të përdoren për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

“Kjo është një formë e re të cilën po e përdorim për të mbledhur fonde për qëllimin tonë, dhe mendoj se përshtatet me konceptin e gjysëm-maratonës së Prishtinës, që është për të vrapuar për një qëllim të mirë.” – shprehet Mrika Aliu, udhëheqëse ekzekutive e organizates dhe vazhdon: “Do të kemi edhe më shumë aktivitete të tilla dhe falënderoj përzemërsisht të gjithë që marrin maicen tonë dhe vrapojnë për zemra, me zemër.”

Për të qenë pjesë e ekipit Amchealth.org, të gjithë duhet të vizitojnë shtandin e organizatës të vendosur para Teatrit Kombëtar, në Prishtinë, nga 2-9 Maj (10:00 – 20:00), dhe të jepin donacion në shumë prej 10, 20 apo më shumë. Aty do të pajisen me maicë zyrtare të aktivitetit.

Iniciatorë të “Vrapimi për zemra” janë Bllok.org dhe Trembelat, me ndihmë të madhe nga InterSport Kosova.