Tregimi i Amelas dhe Aleas

Arbresha dhe burri i saj u martuan një vit më parë në Klinë, Kosovë. Arbresha studion për t’u bërë mësuese. Kur ajo mësoi se ishte shtatzënë, ajo shkoi të kontrollohet tek mjeku më i afërt në spitalin në Pejë. Aty ajo mësoi se po mbantë binjakë. Kjo është lindja e parë e Arbëreshës.

Dy javë para lindjes ajo u drejtua për në spitalin kryesor në QKUK në Prishtinë, pasiqë po përjetonte këputje të parakohshme të zgjatur të membranës (PPROM) dhe kishte nevojë për trajtim më të sofistikuar. Jo shumë më vonë, dy vajza të bukura lindën – Amela dhe Alea, nëpërmjet lindjes natyrale.

Përshkak se binjaket kishin lindur para kohe, ato po përjetonin probleme të frymëmarrjes dhe duhej të trajtoheshin me ilaçin e quajtur Survanta dhe një makinë të quajtur SiPAP që përmirëson fymëmarrjen. Gradualisht, këto foshnje të sapolindura u shpëtuan dhe sot jetojnë të lumtura në Klinë dhe ushqehen me qumështin e gjirit të nënës së tyre.

Lindja e Amelas dhe Aleas ka sjellur lumturi në familjen e Arbreshës. Prania e ilaçit Survanta dhe makinave SiPAP janë bërë të mundshme nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, AmeriCares dhe donatorët e shumtë. Amela dhe Alea janë mbajtur në Repartin e Kujdesit Intenziv të Neonatologjisë për 5 javë dhe sot, ato peshojnë 2115 dhe 2135 gram.