Storje Suksesi – Binjakët Ajla dhe Lian

Binjakët Ajla dhe Lian kanë lindur me datë 15.05.2023 para kohe dhe me peshë të ulët!
Nëna Adelina sa u gëzua aq edhe u frikësua për binjakët e saj, dy zemra të vogla luftarake që ditët e para të jetës po i kalonin në kujdesin intenziv.
Ajla dhe Lian qëndruan për 15 ditë në inkubator ku u trajtuan me SiPAP për tre ditë me radhë dhe sistemin e oksigjenit për 4 ditë. Dy vocrrakët u trajtuan me medikamentin jetëshpëtues “Survanta” i cili iu ndihmoi për të forcuar mushkëritë dhe procesin e frymëmarrjes.
Survanta, sistemi i oksigjenit, tubat e frymëmarrjes CRP dhe makina CPAP janë dhuruar në QKUK falë bashkëpunimit me Americares dhe shumë donatorë të tjerë, në veçanti me diasporën shqiptare.
Survanta ky medikament i cili ka rol jetik tek foshnjet që lindin parakohe. Foshnjat e lindura parakohe që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat premature nuk mund të marrin frymë.
Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS.
Sot Ajla dhe Lian janë në gjendje të mirë dhe janë pranë nënës së tyre. Shëndeti i tyre është përmirësuar dukshëm dhe po rriten shëndetshëm pranë prindërve.
Nëna e binjakëve e përlotur na tregoi se nuk mund të gjente fjalët për të përshkruar sa e lumtur është ajo për trajtimin dhe kujdesin e stafit shëndetësor dhe AMC-së e cila falë donatorëve bënë të mundur dhurimin e medikamentit jetëshpëtues dhe pajisjeve mjekësore të nevojshme për të shpëtuar jetën e foshnjeve të saj dhe shumë foshnjeve tjera në Kosovë.
Nga donacionet e AMC-së janë rreth 2000 foshnje që përdorin Sistemin Oksigjenit çdo vit, pastaj nëpër klinika të QKUK-së ndër vite janë dhuruar medikamente dhe pajisje mjekësore që tekalojnë shumën mbi 3 milion euro. Vetëm nga përdorimi i Surfaktan-it dhe SiPAP– donacion i AMC-së – janë shpëtuar mbi 5000 jetë të foshnjave në Kosovë. Ndërsa inkubatorët janë përdorur nga më shumë se 4,000 foshnje.

AMC përmes bashkëpunimit të suksesshëm me organizatën ndërkombëtare AmeriCares përgjatë këtyre viteve ka arritur të jep donacione të Surfaktantit në Kosovë. Donacionet e AMC për furnizimin me Surfaktant tashmë mbulojnë nevojat kombëtare në Kosovë për trajtimin e foshnjave të lindura para kohe dhe atyre nën peshë.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.