“FUQIZIMI I GRAVE PËR NJË SHTATZËNI TË SHËNDETSHME: KUJDESI GRUPOR GJATË 1000 DITËT E PARA”

Kemi kënaqësinë të ofrojmë mbështetje për nënat e reja që kanë marrë pjesë në tetë sesionet prenatale dhe një sesion pas lindjes si pjesë e projektit të Kujdesit në grup. 💜🤱

Gjatë gjithë këtyre sesioneve, gratë shtatzëna kanë ndarë përvojat e tyre, kanë ndjekur tema të ndryshme të kujdesit antenatal, kanë marrë këshilla si dhe kanë marrë mbështetje nga mamitë që fascilitojnë këtë projekt.

Nënat që kanë lindur tashmë kanë shprehur mirënjohjen e tyre dhe e kanë vlerësuar lart këtë projekt për gratë shtatzëna. Ata inkurajojnë fuqimisht të gjitha gratë shtatzëna të regjistrohen në grupet e ardhshme dhe të marrin pjesë në këto seanca grupore.

Projekti  “Kujdesi në grup në 1000 ditët e para” ose GroupCare1000, mbështetet financiarisht nga BE-ja nëpërmjet programit Horizon2020 dhe po zbatohet nga AMC në bashkëpunim me 11 organizata dhe institucione ndërkombëtare. Aktualisht, projekti po implementohet  në komunat e Lipjanit, Prizrenit, Vushtrrisë, Prishtinës dhe Vitisë.

Programi i Kujdesit në grup brenda 1000 ditëve të para, synon t’u sigurojë grave shtatzëna një platformë ku ato mund të adresojnë dhe trajtojnë çdo sfidë ose shqetësim që mund të përballen gjatë shtatzënisë. Kjo arrihet përmes mësimit të ndërsjellë nga përvojat e njëri-tjetrës dhe duke inkorporuar këshillat e ndryshme të ofruara nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, të gjitha me qëllim për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme.