Tregimi i Albulenës dhe Jonit të vogël
15.02.2015
Albulena si nënë e re, nuk e kuptoi që dhimbjet e mëngjesit në muajin e gjashtë të shtatëzanisë mund të ishin dhimbje të lindjes, andaj kur ajo arriti në spital ishte e pamundur të parandalohej lindja e parakohshme.
Joni, djali i saj, lindi 10 javë më herët, duke peshuar më pak së 1(një) kilogram.
Për zhvillim të mëtutjeshëm, Joni u trajtua me Survanta, mjekim që stimulon zhvillimin e mushkërive, dhe CPAP – një makinë që ndihmon në furnizim të mushkërive me oksigjen. Tash, ai është një djalë i shëndoshë, ka filluar të zvarritet dhe posa i ka dalë dhëmbi i parë.
Vetëm pak vjet më parë, ky tregim do të ishte tragjik për të dhe familjen e tij. Trajtimi i Jonit me Survanta e CPAP është bërë i mundshëm si rezultat i zemërgjerësisë.