Tregimi i Elmedinës

Ju përshëndet Elmedina, njëra nga trineqet që mbijetoi nga lindja e parakohshme falë inkubatorëve të mundësuar nga Aksioni përmes donacioneve të kompanisë Ipko.

Elmedina e cila besohej se nuk do të mbijetonte, është shëndoshë e mirë dhe ka dy javë që është larguar nga inkubatori. Kjo engjëllushë që tani jeton dhe shijon ngrohtësinë e përqafimeve të nënës se saj, është shumë e vogël, dhe peshon vetëm 1.620gram. Kur nëna e Elmedinës arriti në spitalin e lindjes, mjekët mendonin se Elmedina nuk kishe mundësi të mbijetojë, shpresonin për dy foshnjet e tjera.

Elmedina është vendosur në inkubator që nga 21 korriku e deri me 5 tetor dhe tash gëzon shëndet dhe shumë dashuri nga nëna dhe familja e saj.