E ëmbla jonë Adora!

Adora jonë bukoroshe është më e ëmbla në klinikën e neonatologjisë në QKUK. Ajo është fëmija i dytë i mami Blertës, dhe ka lindur me 8 shkurt 2017, në javën e 26-të me peshë vetëm 870 gram.  Ajo është duke qëndruar ende në inkubatorët e klinikës, nën përkujdesjen e sistemit të oksigjenimit.

Për të ndihmuar në zhvillim të mirë, analizat e saj të gjakut janë kryer me pajisjen e CRP/CBC– poashtu ajo është trajtuar me Survanta, pajise dhe medikamente këto të bëra të  mundura falë donacioneve tuaja në ngjarjet vjetore“Let’s Dance”, “Meet us halfway” në Nju Jork si dhe dyqani bamirës “Teshavesha”.

Mami Blerta thotë që lindjen e ka përballuar me vështiresi, edhe pse kjo ka qenë lindja e dytë për të. Për të fillimi ka qenë shumë sfidues, duke marrë parasyshë peshën e Adorës. Mirëpo tanimë çdo gjë po shkon në rregull dhe ajo nuk ndalon së përqafuari Adorën dhe duke i dhënë dashuri të pakufishme.