Priam jonë i madh!
26.04.2017
Ky është Priami, më i vogli në klinikën e neonatologjisë dhe është fëmija i parë i mami Vjollces. Sikurse edhe emri qe mban ai është një luftëtarë i vërtet. Ai ka lindur me 27 shkurt 2017, në javën e 27-të me vetëm 1100 gram. Ai ende është duke qëndruar në inkubator nën përkujdesjen e sistemit të oksigjenit.
Për zhvillim të mëtutjeshëm, ai u trajtua me Survanta, medikament që stimulon zhvillimin e mushkërive. Sistemi i oksigjenit dhe medikamenti Survanta u mundësua falë donacioneve tuaja nga ngjarjet vjetore “Let’s Dance”, “Meet us halfway” në Nju Jork si dhe dyqani bamirës “Teshavesha.”
Për mami Vjollcen, kjo ishte lindja e parë dhe është ndjerë e firkësuar dhe fillimisht ajo e ka fajësuar veten për lindjen e bebes parakohës, mirëpo tani ajo ndjehet shumë më mirë kur sheh që gjendja e tij po përmirësohet çdo ditë. Shpresojmë që Priami të ketë një jetë të gjatë dhe të trashegojë emrin e tij si një mbret i vërtet.