Historia e Adorës dhe Priamit vazhdon…

Dy të vegjëlit tanë Adora dhe Priami tanimë po rriten me shumë dashuri në familjet e tyre. Të dy voglushët kanë lënë klinikën e neonatologjisë dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre ku po rriten me shëndet dhe shumë përqafime.

Ne ju urojmë Adorës dhe Priamit jetë të gjatë e me shumë lumturi së bashku me familjet e tyre!

Për të ndihmuar në zhvillim të mirë, analizat e gjakut të Adorës janë kryer me pajisjen e CRP/CBC– dhe që të dytë janë trajtuar me Survanta, pajise dhe medikamente këto të bëra të  mundura falë donacioneve tuaja në ngjarjet vjetore“Let’s Dance”, “Meet us halfway” në Nju Jork si dhe dyqani bamirës “Teshavesha”.