Mjalta, luftëtarja jonë e vogël!

Haxhere Gashi pas shumë vitesh martesë lindi binjak, një vajzë dhe një djale. Binjakët e mamit Haxhere lindën parakohës dhe djali nuk mundi të mbijetoj. E vogla Mjalta e cila ishte në rrezik për jetë, tani çdo ditë po i përmisohet gjendja shëndetësore. Mjalta u trajtua me një doza Survanta dhe qëndroi për 1 muaj në inkubator. Përgjat kohës që qëndroi në Klinikën e Neonatologjisë, ajo u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe skriningun e syrit.

Mami Haxhere falenderon Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që ka mundësuar medikamentet dhe pajisje të cilat po shpëtojnë jetë fëmijësh çdo ditë. Gjithashtu ajo falenderoi stafin e Neonalogjisë për kujdesjen e mrekullueshme të Mjaltës.