Bebi Yllza!

E vogla Yllza e lindur në javën e 30-të të shtatëzanisë, ishte në rrezik për jetë pasi që u lind parakohës.

Yllza u trajtua me një doza Survanta dhe qëndroi për 2 muaj në inkubator. Përgjat kohës që qëndroi në Klinikën e Neonatologjisë, ajo u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe skriningun e syrit.

Pas 2 muajve që u trajtua në Klinikën e Neonatologjisë, Yllza u kthye plot shëndet në shtëpi tek familja e saj.