Historia e Anitës së vogël

Anita e vogël e lindur në dhjetor të 2017 tani po rritet e shëndetshme përkrah familjarëve të saj.

Dhurata më e bukur e mamit Shkëndije, lindi parakohës në javën e 33-të të shtatëzanisë dhe ishte shumë e vogël dhe nën peshë. Përgjat kohës që Anita qëndroi në Klinikën e Neonatologjisë ajo u trajtua me një doza Survanta dhe qëndroi për 17 ditë në inkubator. Në të njëjtën kohë ajo u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe skriningun e syrit.

Mami Shkëndije është shumë e lumtur që vajza e saj e vogël tani është shëndosh e mire dhe po rritet e rrethuar me dashuri nga familja e saj. Ajo falenderon Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që po shpëtojnë jetë fëmijësh  dhe gjithashtu stafin e Klinikës së Neonatologjisë për përkujdesjen e mrekullushme për Anitën.