Mali jonë 3 vjeçar

Më 28 qershor 2015, Mali jonë i mbushi plot 3 vjet. Gëzohemi kur e shohim që rritet, sepse para 3 viteve Mali jonë ishte në gjendje të rëndë: U lind me probleme të frymëmarrjes. Por, falë trajtimit disa-javësh me respirator – pajisje të cilën e keni dorëzuar në Neonatologji në Prishtinë – ai tani luan, vrapon dhe rritet i shëndoshë.

Raste si Mali ka shumë, por falë juve, të gjithë tani festojnë ditëlindjet e tyre.