Afërdita shpejt do te lindë fëmijën e saj të parë. Si parapërgatitje për lindje, ajo ndjeki ligjëratat, këshillimet dhe ushtrimet praktike në “Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas”. “Jam shumë e kënaqur me këtë ligjëratë sepse kam mësuar shumë gjëra rreth lindjes të cilat nuk i kam ditur. Këto ditë pres të bëhem nënë dhe jam shumë e përgatitur fizikisht dhe psiqikisht. Aty pashë edhe videot rreth temës dhe njoha edhe nëna të tjera me të cilat ndamë përvojat,” na shkruan Afërdita.