Binjakët e qershorit

Arti dhe Vlera lindën me 18 qershor të këtij viti, por ishte lindje para kohe (në javën e 32-të) dhe kishin peshë vetëm 1600gr dhe 1730gr. Për nënen e tyre, Naxhie Zakuti-Kadriu, ishte lindja e parë. “Kanë qene ndjenja shumë të përziera, jam ndjere e lumtur po edhe e shqetësuar sepse nuk e kemi ditur se a do të shpëtojnë fëmijët. Kemi qenë shumë me fat që fëmijët kanë mbijetuar falë kujdesit mjekësor në neonatologji dhe medikamenteve.” Fëmijët janë trajtuar me Survanta medikament, Sistemin e oksigjenit, dhe CRP-makinën per analiza te gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.