Ne përdorim rezultatet e hulumtimeve tona dhe programeve edukative për të avokuar për një shëndet më të mirë të nënës dhe fëmijës. Programi ynë i radhës do të përdorë rezultatet e hulumtimit të realizuar në kuadër të Dialogut për Shëndetësi – KoSana, të financuar nga Solidar Suisse Kosovo – në avokimin e dizajnimit të skemave të sigurimeve shëndetësore për nëna dhe fëmijë.