Fuqizimi e sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore në komunën e Gjakovës!

Në kuadër të programit për fuqizimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore, vizituam dy institucione publike: Shkollën Fillore “Mustafa Bakija” dhe Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në komunën e Gjakovës.
Këto vizita i realizuan përfaqësuesja e AMC-së znj. Okarina Gorani, e cila e menaxhon programin për ushqyeshmëri të shëndetshme, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj. Adelina Shehu – Kola, infermiere znj. Adelina Puka dhe profesionistë tjerë shëndetësor.
Gjatë takimit me drejtoreshën e shkollës “Mustafa Bakija” znj. Zana Kurtishi Rudi, u diskutua rreth vetëdijësimit për ushqyeshmërinë e shëndetshme dhe përdorimit të kutiave ushqimore të shëndetshme në shkolla ku shprehi mirënjohje për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për promovimin e vazhdueshëm të bërë për praktikën e marrjes së ushqimit me vete nga shtëpia dhe aktivitetet lidhur me ushqyeshmërinë e drejt tek kjo grupmoshë.
Poashtu, vizituam institucionin parashkollor “Ganimete Tërbeshi” ku u takuam me drejtorin z. Blerim Halilaj dhe pastaj stafin e këtij institucioni për tu informuar më në detaje për implementimin e udhëzuesit dhe menyve të reja ushqimore për moshat 0-6 vjeç e cila po zbatohet me përpikmëri nga ky institucion parashkollor.
Udhëzuesi është hartuar nga Grupi Multisektorial për Ushqyerjen e Shëndetshme, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa projekti në kuadër të cilit është hartuar ky udhëzues mbështetet nga Unicef Kosovo Programme dhe zbatohet nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.