Bebushi Hana, ju uron vitin e ri 2022!

Hana lindi në Prishtinë më 2 korrik 2021. Ajo erdhi në jetë para kohe, në javën e 34-të dhe peshonte vetëm 1,770 gr. Pas lindjes, asaj iu shfaqën probleme me frymëmarrje (simptomat e RDS-së). Mjekët e vendosën në CPAP, e trajtuan me medikamentin surfaktant dhe për dy ditë tjera me sistemin e oksigjenit.

Albani dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur që vajza jonë Hana, sot gëzon shëndet të plotë. Do t’i jemi përherë mirënjohës AMC-së dhe miqve të saj organizate, sepse falë mbështetjes së tyre vajza jonë sot jeton e shëndetshme dhe bashkë me ne dhe dy motrat e saj do ta festojë vitin e ri”. Melita (nëna e Hanës).

 

Hana dhe foshnjet e tjera të lindura parakohe sikurse ajo, falë mbështetjes tuaj do të festojnë këtë vit dhe çdo vit tjetër, pranë familjeve të tyre plot shëndet e gëzim!