Tregimi i Tuanës

Tregimi i Tuanës

Tuana ka lindur para kohe dhe fatkeqësisht, ajo nuk ka pasur mundësinë të takojë motrën e saj binjake e cila nuk mundi të mbijetojë siç bëri ajo. Tuana mundi të mbijetojë duke u trajtuar me survanta, sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes CRP dhe makinën CPAP.

Nëna e Tuanës, Kaltrina, ndau me ne përvojën e saj të tre aborteve të dështuara dhe periudhën e depresionit të saj pasi që foshnjet e saj nuk arritën të mbijetonin. Tuana, një mrekulli për prindërit e saj arriti të mbijetojë dhe të qëndrojë e shëndetshme në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Nëna e Tuanës e përlotur na tregoi se nuk mund të gjente fjalët për të përshkruar sa e lumtur është ajo për mbijetesën e vajzës së saj falë donatorëve që bënë të mundur dhurimin e pajisjeve të nevojshme për të shpëtuar jetën e foshnjës së saj. Ajo e konsideron Tuanën si gjënë më të mirë që ka ndodhur në jetën e saj.

Survanta, sistemi i oksigjenit, tubat e frymëmarrjes CRP dhe makina CPAP janë dhuruar në QKUK nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë falë bashkëpunimit që kemi me Americares dhe shumë donatorë të tjerë, e në veçanti me diasporën shqiptare.