Studimet në bashkëpunim me Institutin e Dartmouthit për Politika në Shëndetësi dhe Praktikë Klinike
15.02.2015
Me qëllim që të vlerësohet gjendja e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë, përfshirë identifikimin e sfidave të mundshme në mënyrë që të përmirësohet kujdesi.
Në 2010, Fondacioni Caritas Luxembourg ka përpiluar një strategji për vitet 2011-2013 e cila përmban sektorët e gjenerimit të të ardhurave, edukimin dhe shëndetin në komunat e Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kacanik, Viti dhe Kllokot. Objektivi i këtij projekti ishte marrja e informacionit për nevojat shëndetësore të njerëzve në pjesën Jug-Lindore të komunave të Kosovës.
Studimi ishte i fokusuar në pytjet/temat pasuese:
a) Përshkrim i gjendjes së përgjithshme në lidhje me shëndetin në komunat e përmendura përfshirë infrastrukturën, personelin dhe mjetet tjera;
b) Përshkrim i gjendjes reale të cështjeve të përmendura në komunat e targetuara në aspektin e infrastrukturës, personelit dhe mjetet tjera;
c) Ofrim profesional i këshillave nëse FCL duhet të intervenojë në të gjitha cështjet e përmendura;
e) Propozime për intervenim, dhe
f) Rekomandime për partner të mundshëm për implementim.