Z. Michael Gold, anëtari më i ri i Bordit të Nderit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë

Prishtinë, 16 Janar 2018

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e anëtarit tonë më të ri në Bordin e Nderit, Michael Gold. Michael është Drejtor Menaxhues i Crimson Capital, bankë ndërkombëtare e investimeve dhe firm për konsulenc dhe menaxhment, e cila është gjithashtu një nga partnerët dhe donatorët tanë për vite me radhë. Si Drejtor Menaxhues i Crimson Capital, Michael është mbikëqyrës i Zhvillimit Ndërkombëtar të Crimson, duke përfshirë një portofol prej 18 projekteve aktuale dhe 5 kontratave në katër kontinente. Ai ka një diplomë të Menaxhimit Ekzekutiv nga UCLA dhe B.A. në biokimi dhe fiziologji nga Kalamazoo College në Michigan.

Michael Gold është një investitor  dhe bankier i sukseshëm dhe konsulent për menaxhment me mbi 39 vjet eksperiencë ku 24 vitet e fundit ka qenë i pranishëm në tregjet në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe ish- Bashkimi Sovjetik. Fusha e specializimit të tij përfshinë rritjen e qasjes në financa, konkurrencën, privatizimin, investimet e huaja, tregtinë, dhe reformën ligjore dhe regullatore.

Ne jemi falenderues që Michael ka kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijët’ me përvojën e tij . Për listë e plotë të Antarëve të Bordit të AMC-së, ju lutemi vizitoni faqen tonë në http://localhost/eda/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/