Prezentojmë kryesinë e re të Bordit 

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për Kryetarin e ri të Bordit, Valon Xharra dhe Nën-Kryetari e ri të Boardit, Ilir Hoxha.

Valon Xharra është zëvendës drejtor në firmën globale për menaxhimin e riskut “Gavin de Becker & Associates.” Me bazë në Los Angeles, Valoni ofron konsulencë të specializuar të menaxhimit të krizave për kompanitë e Fortune 500 dhe i këshillon ato  se si të menaxhojnë rreziqet politike dhe operacionale të bizneseve. Valoni ka diplomë masteri në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti i Bostonit. Ai është bursist i fondaciont Jack Kent Cooke dhe Këshillit Pacific të Politikave Ndërkombëtare.

Ilir Hoxha është mjek, hulumtues dhe këshilltar nga Kosova. Ai ka diplomën e Studimeve të Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës dhe Magjistraturë në Menaxhimin e Sistemit të Shëndetësisë nga London School of Hygiene dhe Mjekësi Tropikale. Përveq punës me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF, UNFPA, Bashkëpunimi Teknik Gjerman, USAID në Kosovë, aj poashtu ka qenë pjesë e disa organizatave të shoqërisë civile në vend përfshirë ndër tjerash edhe: Institutin GAP, BIRN, Instituti Prishtinës për Studime Politike dhe Qendra për Studime të Avancuara. Sot ai punon me Solidar Suisse si këshilltar i projektit për programin e dialogut në shëndetësi dhe është anëtar bordi në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Ne jemi falenderues që Valoni dhe Iliri është pjesë e rritjes dhe zhvillimit të ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijët’ duke kontribuar me përvojën e tyre. Për listë e plotë të Antarëve të Bordit të AMC-së, ju lutemi vizitoni faqen tonë në http://localhost/eda/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/