Ngjarja filantropike, Let’s Dance, mblodhi rreth 23.000.00 Euro në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë!

Më datë 20 Shtator, AMC organizoi ngjarjen më të madhe të ngritjes së fondeve, Let’s Dance. Në edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ishin të pranishëm mbështetësit e përvitshëm të organizatës, me të cilët festuam arritjet e shumta të organizatës përgjatë këtyre viteve. 

Ky vit shënon edhe 10 vjetorin e themelimit të AMC-së,  me ç’rast Let’s Dance edicioni i 7-të, ishte i paharrueshëm dhe i jashtëzakonshëm. 

Gjatë mbrëmjes u nda çmimi “Champion for Mothers and Children Award” për Michael Gold, Zana Aqifi, dhe Lindita Baleta, të cilët u falënderuan për kontributin e dhënë përgjatë shtatë edicioneve të Let’s Dance, duke e bërë këtë ngjarje të jetë ngjarja më e madhe filantropike në vend.

Mbrëmja e shumëpritur u shoqërua me ushqim dhe pije pa fund për të gjithë mysafirët, me një atmosferë të ngrohtë dhe muzikë të bukur nga Nita Latifit & Band, Offchestra, dhe DJ Wise. 

Drejtori ekzekutiv z. Vlorian Molliqaj në fjalimin e tij, theksoi se ky edicion i Let’s Dance ishte madhështor dhe i paharrueshëm. Madhështia dhe suksesi i kësaj ngjarjeje nuk do të arriheshin pa ndihmën e gjithsecilit prej mbështetësve dhe i atyre që ishin prezent. 

Po ashtu, ai shtoi se pjesëmarrja e gjithësecilit i ka dhënë AMC-së një shtytje të madhe që organizata të vazhdojë me punën e saj për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend. “Kontributi i të gjithë donatorëve, vullnetarëve, anëtarëve të bordit dhe kolegëve të mi në AMC, e shndërruan këtë ngjarje në ngjarjen më të madhe filantropike në vend.” tha z. Molliqaj.

AMC dëshiron të falënderoj të gjithë donatorët e këtij edicioni. Falënderojmë Crimson Capital Sponsor Platin, dhe si Sponsor të Argjendtë falënderojmë Banka BPB, Finca, Besa Security, Besa Pharm, KRK (Kreditimi Rural i Kosovës), Sirius Hotel, Illyria Life, KEP Trust, IFC, Banka NLB, RC Cola, dhe PI Communications. 

Po ashtu, falëndrojmë të gjithë mbështetësit të cilët dhuruan ushqim dhe pije siç janë K&A Catering, Birra Peja, Redbull, Korporata Rugove, E-Taxi, Frutti, Meridian Kitchen, Vera Theranda, She Wine, Tartinë, Sola, Frutomania, Coca Cola, Vidasus Distillery, Gjiks and Chicks, Menza Ramiz Sadiku, Dolcetto Vjosa, Zhuzuff Kitchen, Drita’s Heaven, Hyla, Rudi’s Cake, Papirun, Metro, Sarajeva Steakhouse, Agora, Che Bar, Margo, Prime Events dhe Genta Decor.