U përmbyll edicioni i 9-të i “Cycle Kosovo for Children”.

Më 18 qershor, AMC organizoi ngjarjen përmbyllëse të aktivitetit Cycle Kosovo for Children.

Nga data 15 qershor deri më datë 18 qershor, 45 çiklistë përshkuan një distancë prej 500 kilometrash dhe u ngjitën 7000 metra rreth Kosovës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbledhja e fondeve për pajisjet thelbësore të nevojshme për Klinikën e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Ferizajt. Këto pajisje përfshijnë një aparat eko, inhalatorë, një reanimator neopuff dhe pulsoksimetra, të gjitha që synojnë përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së foshnjave në këtë komunë.

AMC shpreh mirënjohjen e saj për çiklistët e përkushtuar që morën pjesë në këtë edicion, duke demonstruar fuqinë e unitetit për një kauzë të përbashkët.

Kjo ngjarje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen bujare të sponsorit kryesor të këtij edicioni, Cycling Club Eagles, klubi i çiklistëve në Zvicër, të cilët u bashkuan për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë. AMC falënderon dhe sponsorët tjerë, duke përfshirë Meridian Corporation, Ambasadën Norvegjeze në Prishtinë, BPB, Shtëpiaku, Eco Vent, Scardian Sigurime, Plisi Restaurant, City Sanitari, Gadola Fassaden AG, Bikeplus, Sach Pizza, Oniks, KTA, Uji Kllokoti, Uji Mirosi, dhe Estetica.

Po ashtu, falënderojmë mbështetësit e eventit përmbyllës të cilët ishin KFC Kosova, MIQT Pub, ONLINEstudio – Reklama & Shtyp, Mama Mantia, Birra Peja, TËVË 1, Proper Pizza, Burger King, Trosha, dhe Dolcetto Vjosa. 

Një falënderim i veçantë i bëhet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët çdo vit ofrojnë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë gjithë rrugëtimit të çiklistëve.

Kampanja e mbledhjes se fondeve të Cycle Kosovo for Children është lansuar në platformën Kosova Ideas, dhe ju ende mund të kontribuoni dhe mbështesni këtë kauzë. Vizitoni faqen e mëposhtme: https://kosovaideas.com/product/cycle-kosovo-for-children-2023/