TOR / Terms of Reference Ekspert/e për adaptimin e materialit në kontekstin mjekësor dhe përshtatjen e tij sipas standardeve të Programit të Ministrisë së Shëndetësisë “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç”

KËRKESË PËR OFERTË 

LLOJI I SHËRBIMIT: Ekspert/e për adaptimin e materialit në kontekstin mjekësor dhe përshtatjen e tij sipas standardeve të Programit të Ministrisë së Shëndetësisë “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç”

Action for Mothers and Children (AMC) është një fondacion jo fitimprurës me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënave dhe fëmijëve dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënave në Republikën e Kosovës përmes zhvillimit të sistemeve më të mira për kujdesin e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre.

Ne besojmë që çdo nënë dhe fëmijë kanë të drejtë për një jetë të shëndetshme, pavarësisht se ku jetojnë apo çfarë gjendje ekonomike kanë. Duke zhvilluar dhe zbatuar programe që përmirësojnë kujdesin shëndetësor të nënave dhe foshnjave të tyre, numri i vdekshmërisë së fëmijëve mund të ulet ndjeshëm. Ne synojmë që të zhvillojmë dhe zbatojmë programe të kujdesit shëndetësor që janë të qëndrueshme, me cilësi të lartë dhe që ngritin kapacitetet e personelit shëndetësor në vend.

AMC është në kërkim të angazhimit të një Eksperti/e për adaptimin e materialit në kontekstin mjekësor dhe përshtatjen e tij sipas standardeve të Programit të Ministrisë së Shëndetësisë “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç” që organizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapacitetit të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KPSh) për të ofruar shërbime të integruara dhe cilësore të shëndetit të nënës dhe fëmijës, të ushqyerit dhe mirëqenies” mbështetur nga UNICEF, zyra në Kosovë.

PROGRAMI I VIZITAVE NË SHTËPI

Vizitat në shtëpi për shtatzënat dhe fëmijët deri në tre vjet është program i Ministrisë së Shëndetësisë i cili në mbështetje nga zyra e UNICEF në Kosovë, synon ofrimin e shërbimeve shtëpiake në komunat e Kosovës si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve/punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve tek te porsalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës. Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore.

PËRGJEGJËSITË

  • T’i analizoj dy module që planifikohet të përfshihen në programin e Ministrisë së Shëndetësisë “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç”
  • T’i editoj materialet/modulet dhe t’i përshtatë ato sipas kontekstit në vend në kuadër të programit të Ministrisë së Shëndetësisë “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç”

Temat që duhet të analizohen, editohen, përshtaten dhe adaptohen janë:

  • MBËSHTETJA E FAMILJEVE PËR KUJDESIN NË RRITJE/USHQYERJA SIPAS NEVOJËS;
  • MBROJTJA E FËMIJËVE TË VEGJËL PREJ SËMUNDJEVE TË PARANDALUESHME NGA VAKSINA

KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Diplomë apo certifikime në Shëndet Publik, Mjekësi e Përgjithshme, Nutricion, apo fusha të tjera relevante;
  • Përvojë pune në fushën e zhvillimit dhe adaptimit të materialeve mjekësore/shëndetësore;
  • Përvojë pune në fushën e përgatitjes së materialeve për trajnime;

ANGAZHIMI DHE AFATI KOHOR

Eksperti/ekspertja do të jetë i/e angazhuar 3 ditë pune gjatë periudhës Janar 2022.

Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në dhe ofertën financiare për aplikim në jobs@localhost deri më 29.01.2022, ora 16:00. Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen.