Donacioni me pajisje mjekësore është dorëzuar në komunën e Dragashit

Me datë 31 Maj, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në komunën e Dragashit kemi bërë dorëzimin e pajisjeve si një aparat CTG – (Cardiotokograph) apo monitor për dëgjimin e të rrahurave të zemrës së fetusit, si dhe një shtrat për ekzaminim të pacientit bashkë me karrigen dhe një tavolinë të vogël për vendosjen e pajisjes mjekësore. Këto pajisje mjekësore do të shërbejnë për të plotësuar nevojat me pajisje mjekësore të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë e shërbimeve shëndetësore. Donacioni u dorëzua në prezencën e stafit shëndetësor si dhe drejtorit të QKMF-së në Dragash Dr. Med. Ramadan Jashari i cili u shpreh jashtëzakonisht mirënjohës për donacionin me ç’rast edhe ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi ndaj AMC-së për donacionin e dhuruar. Ky projekt mbështetet nga Ambsada e Bullgarisë në Kosovë.