Njihuni me këshilltaren tonë të re të bordit znj. Zarrin Munusamy!

Kemi kënaqësinë dhe privilegjin të ju njoftojmë që znj. Zarrin Munusamy i është bashkuar bordit të AMC-së si këshilltare e bordit.
Znj. Munusamy është konsulente aviacioni dhe linjave ajrore, me 15 vjet përvojë pune në Air Charter International (ACI), një kompani me bazë në Dubai me degë në Evropë dhe në mbarë botën. Znj. Munusamy është aktualisht Drejtore Rajonale për Evropën dhe Afrikën, dhe është përgjegjëse për sjelljen e klientëve të rinj, negocimin e shitjes komerciale dhe të kontratave, si dhe për shitjet strategjike dhe zhvillimin e biznesit. Ajo është e vendosur në Prishtinë, ku menaxhon zyrën e ACI-së në Kosovë, të cilën ajo gjithashtu e themeloi.
Znj. Munusamy e filloi karrierën e saj në sektorin për pasuri të paluajtshme, duke vazhduar kështu deri në 10 vjet në Rahim & Co, një nga kompanitë më të mëdha të administrimit të pasurive të paluajtshme dhe pronës në Malajzi, për të drejtuar Residential Lettings dhe Expat Relocations – një nga gjashtë departamentet e kompanisë.
Si brenda dhe jashtë karrierës, Znj. Munusamy ka një pasion për të fuqizuar brezat e rinj dhe për t’i ndihmuar ata të zhvillohen profesionalisht dhe personalisht. Për këtë qëllim, përkundër angazhimeve ajo ka gjetur kohë disa herë për gjysmë viti për të qenë vullnetare me orar të plotë për një organizatë joqeveritare në Kosovë në vitet e pasluftës.
Znj. Munusamy ka një përkushtim të fortë ndaj avancimit të individëve dhe në përgjithësi njerëzimit, parime që ajo po përpiqet t’i zbatojë në të gjitha aspektet e jetës së saj. Ajo është e martuar dhe jeton me bashkëshortin e saj Pierre në Prishtinë.