Sot u mbajt takimi i parë i Komitetit Kombëtar për Mbikëqyrjen e Projektit për Kujdesin Antenatal në Grup në 1000 ditët e para të lindjes.

Sot u mbajt takimi i parë i Komitetit Kombëtar për Mbikëqyrjen e Projektit për Kujdesin Antenatal në Grup në 1000 ditët e para të lindjes.
Kishim nderin që në këtë takim ti kemi edhe ekspertet që janë pjesë e konzorciumit që e implementon këtë projekt, znj. Marlies Rijnders, znj. Anna Gaudion dhe znj. Nathalie Leister.
GroupCare1000 during the first 1000 days është një projekt ndërkombëtar i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit HORIZON 2020.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është implementimi i kujdesit antenatal në grup në shtatë vende te ndryshme të botës me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta.
Të gjeturat tregojnë se gratë që marrin kujdes në grup kanë më pak lindje të parakohshme, shëndet mendor më të mirë, më pak foshnje me peshë të ulët në lindje, rritje të shkallës së ushqyerjes me gji, shtatzëni më të shëndetshme dhe rritje të kënaqshmërisë me kujdesin shëndetësor. Për implementimin e këtij projekti në Kosovë janë përzgjedhur QKMF në Lipjan dhe Prizren.
Group Care during the first 1000 days është një projekt ndërkombëtar i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit HORIZON 2020, dhe implementohet nga konzorciumi i partnerëve nga Holanda, Belgjika, Shtetet e Bashkuara, Anglia, Afrika e Jugut, Suriname – Amerika e Jugut, Gana, dhe Kosova. Qëllimi kryesor i këtij projekti është implementimi i kujdesit antenatal në grup në shtatë vende te ndryshme të botës me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta. Të dhënat që mblidhen dhe analizohen gjatë zbatimit të këtij projekti do të përdoren për ta hartuar një udhëzues i cili do t’iu shërbejë të gjitha vendeve që ta implementojnë kujdesin në grup, koncept ky që promovohet edhe nga OBSH. Ky udhëzues do të zhvillohet bazuar në gjetjet e shtatë vendeve pjesëmarrëse, në të cilat rekomandimet dhe protokollet do të jenë specifike, në varësi të faktorëve të sistemit ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor. Për implementimin e këtij projekti në Kosovë janë përzgjedhur QKMF në Lipjan dhe Prizren.Më shumë rreth projektit mund të lexoni në faqen që është në ndërtim e sipër: https://groupcare1000.: https://groupcare1000.com