Trajnim mbi parimet dhe standardet rreth Mbrojtjes dhe kujdesin e fëmijëve – Child Safeguarding si dhe Mbrojtjen nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (PSEA).

Stafi i AMC-së organizoi një trajnim me rëndësi dhe interes për rolin e organizatës, rreth dokumenteve dhe politikave të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me parimet dhe standardet rreth Mbrojtjes dhe kujdesin e fëmijëve – Child Safeguarding si dhe Mbrojtjen nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (PSEA).

Këto dy dokumente të brendshme synojnë të arrijnë një sjellje organizative etike në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen nga shfrytëzimi seksual. Zbatimi i këtyre dokumenteve siguron që fëmijët por edhe dhe të rriturit të mbrohen nga çdo diskriminim, neglizhencë, dëmtim dhe abuzim.

Mbrojtja e fëmijëve është detyrim i organizatës sonë, për të garantuar që të gjitha palët e përfshira në organizatë, duke përfshirë të gjithë punonjësit, vullnetarët, partnerët, furnitorët dhe nënkontraktorët nuk i dëmtojnë fëmijët në asnjë kusht.

Ky trajnim përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).