Richard Lukaj, Anëtari I Bordit të të Besuarve në Aksion është nderuar me cmimin “Nderi I Kombit” nga Presidenti Nishani

Richard Lukaj, anëtar bordi në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, u dekorua me urdhërin “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë, zoti Nishani. Ky urdhër shprehu mirënjohjen shqiptaro-amerikanëve për ndihmesën e tyre në krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës, për lirinë dhe demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Maqedoni dhe në afrimin më të madh mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.