Klinika Neonatologjike tashmë e pajisur me Analizues të Gjakut

Vitin e kaluar, me ndihmën e partnerit – AmeriCares – Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhuron 1,800 tubues dhe 1 aparat për analizën e CRP-së në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Tubuesit do t’iu mundesojnë fëmijëve të posalindur të depërtojnë oksigjenin në mushkëri dhe frymëmarrjen.

Aparati për analizën e CRP (Proteina C Reaktive) shërben për një analizë të gjakut e cila ndihmon për të konfirmuar dyshimin në infeksion tek foshnja e posalindur e cila mund të bëhet pranë shtratit të pacientit. Prindërit kanë qenë të detyruar që analizën ta bëjnë në laboratoret private apo vetëm në kohë të caktuar në QKUK. Tani, ky aparat ndodhet ne Klinikë dhe rezultatet mund të mirren menjëherë.