Dr. James Strickler, themeluesi dhe I Besuri I Nderit të Aksionit nderohet për Alumni të Shquar për Arritjet e tij në Karrierë

Në një ngjarje të mbajtur në Geisel School of Medicine në Dartmouth, Dr. James Strickler u shpërblye për arritjet e tij në karrierë nga grupi i Mjekëve të Dartmouth Alumni. Dr. Strickler ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Dartmouth i cili inicioi planprogramin klinik, forcoi programin akademik të fakultetit dhe arriti t’i sigurojë edhe stabilitet financiar. Dr. Strickler vazhdoi pastaj me udhëheqjen e iniciativave globale të shëndetësisë duke ofruar kështu kujdesin mjekësor kampeve të refugjatëve dhe qytetarëve në vendet post-konfliktit anembanë botës. Ai poashtu zgjeroi projektet e Dartmouth në Kosovë duke ndihmuar kështu në rindërtimin e infrastrukturës dhe sistemit për kujdesin shëndetësor pas konfliktit.