Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Vushtrrisë bëhet me “Klasat për Nëna” – hapja e kësaj qendre shënon pikën e 17-të me radhë!
15.03.2023
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Vushtrrisë bëhet me “Klasat për Nëna” – hapja e kësaj qendre shënon pikën e 17-të me radhë!
Vlen të theksohet që deri më sot, mbi 10,000 gra, nëna dhe baballarë kanë përfituar këshilla, informata dhe mbështetje nga këto qendra informuese për shëndetin e gruas.
“Klasat për Nëna” realizohet falë mbështetjes së EBRD Community Initiative dhe bashkëpunimit të mirë me Komunën e Vushtrrisë si dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ky projekt është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë dhe ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për nënat dhe fëmijët, ndryshimet që ndodhin gjatë shtatzënisë, gjidhënien, kujdesin para dhe pas lindjes, vaskinimin etj.
Poashtu gjatë kësaj ceremonie u bë edhe lansimi i programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. Projekti realizohet me mbështetjen e Horzion2020.