Lansimi i dy programeve “Klasat për Nëna” pika e 16-të dhe “Kujdesi në Grup” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë- Qendra e Mirëqenies së Gruas.

Sot në Ditën e Gruas, lansuam zyrtarisht dy programe “Klasat për Nëna” dhe “Kujdesi në Grup” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë- Qendra e Mirëqenies së Gruas.

Klasat për Nëna është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë. Këto klasa ofrojnë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre duke përfshirë midis tjerash: përgatitjen për një shtatzëni të shëndetshme, ecurinë e saj dhe procesin e lindjes, kujdesin ndaj foshnjës, rëndësinë e të ushqyerit me gji, përgatitjen psikike dhe fizike për sallën e lindjes, si dhe informacione të tjera për kujdesin dhe zhvillimin e fëmijës. Klasat ofrojnë këshilla në një ambient të këndshëm dhome dhe në mënyrë interaktive.

Hapja e qendrës Klasat për Nëna në bashkëpunim me  Komunën e Prishtinës – Drejtorinë e Shëndetësisë shënon njëherit edhe pikën e 16-të të lokacionit të këtij programi. Deri më tash, mbi 10, 000  gra kanë përfituar nga përkrahja e këtyre klasave. Ne angazhohemi që këto qendra t’i zgjerojmë në gjithë territorin e Kosovës.

Në po të njejtë ditë u bë edhe lansimi i  programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. Kujdesi në Grup gjatë 1000 ditëve të para, ka për qëllim që gratë shtatzëna të kalojnë problemet apo shqetësimet e tyre që i hasin gjatë shtatzanisë së bashku duke mësuar nga përvojat e njëra tjetrës dhe nga këshillat e ndryshme të cilat ipen nga profesionistët shëndetësor për një shtatzëni sa më të shëndetshme.

Kujdesi në grup për gratë shtatzëna është një qasje bashkëpunuese ndaj kujdesit prenatal që përfshin gratë që bashkohen në grupe të vogla për të marrë shërbime të kujdesit shëndetësor, edukim dhe mbështetje.

Ky projekt realizohet falë mbështetjes së EBRD Community Initiative dhe Horizon2020 dhe bashkëpunimit të mirë me Komunën e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë.

Ky projekt realizohet falë mbështetjes së EBRD Community Initiative dhe Horizon2020 dhe bashkëpunimit të mirë me Komunën e Prishtinës përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – AMC angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor të cilat ofrojnë zgjidhje afatgjata.