U mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life!
28.05.2024
Ngjarja filantropike Save a Life edicioni i 6-të u organizua me 24 Maj në Cyrih të Zvicrës. Kjo ngjarje mblodhi përsëri personalitete nga fusha e biznesit, shëndetësisë, artit dhe më gjerë duke dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e diasporës kosovare ndaj shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si një ndër kategoritë më të cënueshme në Kosovë.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga AMC morën pjesë një numër i madh i pjesëmarrësve të cilët fillimisht patën rastin të socializohen në mes vete gjatë një koteji mirëpritës, të shoqëruar nën tingujt e bukur të muzikës klasike-frymore të grupit “Trio Frymorë”. Programi filloi me fjalimit e të ftuarve dhe personaliteteve që kanë kontribuar ndërvite për përmbushjen e misionit tonë.
Znj. Rina Demiri Spahija, Drejtorja Ekzekutive e AMC-së shpalosi të arriturat e organizatës dhe njoftoi pjesmarrësit për donacionet e dhuruara institucioneve shëndetësore në vend ndër vite, si dhe storiet e suksesit për vitin 2023. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e madhe që përgjegjësia korporative sociale ka ndaj komunitetit dhe falenderoi kompanitë të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e organizatës AMC. Znj. Spahija në fund të fjalimit të saj frymëzues potencoi edhe një herë rëndësinë e rolit të filantropisë për kauzat e rëndësishme në ndihmë të shtetëndërtimit të Kosovës.
Ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi në fjalën e tij të rastit, shprehi mirënjohje për punën dhe angazhimin e AMC-së si një organizatë e fokusuar në përmirësimin dhe zhvillimin e programeve shëndetësore.
Znj. Elia Zaharia filantrope dhe aktore, njëherit anëtare nderi bordi, si mysafire speciale nga Shqipëria, tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është duke u forcuar falë mbështetjes së organizatave si AMC dhe akterëve tjerë, por potencoi se për arritjen e një shëndeti të dëshirueshëm për nënat dhe fëmijët ende ka punë për tu bërë në këtë aspekt.
Gjatë mbrëmjes, për të vlerësuar mbështetjen dhe angazhimin për individë të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për kauzën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, për herë të parë në Zvicër, dhuruam çmimin “Champion for Mothers and Children” për dy individë.
Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua Dr. Agron Abrashi i cili ndër vite ka kontribuar në mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Me të njëjtim çmim u nderua edhe z. Sevdail Tahiri si mbështetës i madh i organizatës sonë, i cili për 6-të edicione me radhë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e vetëdijes filantropike, duke e fuqizuar edhe më tepër misionin tonë në komunitetin shqipëtar në Zvicër.
Përgjatë kësaj mbrëmje të ftuarit kishin mundësi të dëgjonin fjalime dhe muzikë live, të rrjetëzoheshin me njëri tjetrin, dhe të mbështesnin një kauzë të rëndësishme. Në pjesën argëtuese të mbrëmjen u shoqëruam nga këngëtari i mirënjohur Denik Prizreni i cili bashkë me Ardit Stafaj dhe Artan Rexhepi na dhuruan tinguj të bukur të muzikës sonë qytetare.
Falenderojmë të gjithë sponsorët që u bënë pjesë e edicionit të 6të të ngjarjes filantropike Save a Life. Falenderojmë Sponsorët e artë, Multinet Communication dhe SpitexDona, sponsorin e argjendtë Rotary Club Gjakova, sponsorët e bronztë Mahagoni Kuechen, Acibadem, Soccey, Gaucho, Fianza, Inag Gebäudetechnik AG, Ethemi Haustechnik GmbH, Ukaj Home, Converta, Elnor Swiss, Laborgemeinschaft 1, Ristorante Pizzeria Lilienthal, sponsorin medial Albinfo.ch, si dhe mbështetësit Rrim Photo, Beauty Zone Besa, Eurokoha, Andmore dhe Redmill.