Hapja e qendrës së 15të “Klasat për Nëna” dhe lansimi i programit “Kujdesi në Grup” në Komunën e Vitisë!
24.02.2023
Me datë 24.02.2023 u organizua ceremonia e hapjes së qendrës së 15-të për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna” dhe njëherit u bë edhe lansimi i projektit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” komunën e Vitisë.
Hapja e qendrës “Klasat për Nëna” në Komunën e Vitisë shënon njëherit edhe pikën e 15-të lokacionit të këtij programi ku deri më tani, mbi 10,000 gra kanë përfituar shërbime shëndetësore nga ky projekt.
Në këtë ngjarje u mbajtën disa fjalë rasti nga kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, drejtoresha për shëndetesi, drejtoresha e QKMF-së në Viti znj. Dr. Vjollca Kadolli, drejtori ekzekutiv i AMC-së z. Vlorian Molliqaj, z. Neil Taylor – nga EBRD, dhe znj. Marlies Rijnders Hulumtuese e programeve dhe njëherit eksperte në kuadër të projektit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”.
“Klasat për Nëna” realizohet falë mbështetjes së EBRD Community Initiative dhe bashkëpunimit të mirë me Komunën e Vitisë si dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë”. Ky projekt është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë dhe ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për nënat dhe fëmijët, ndryshimet që ndodhin gjatë shtatzënisë, gjidhënien, kujdesin para dhe pas lindjes, vaskinimin etj.
Njëkohësisht në QKMF Viti sot u lansua edhe programi “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. Pas trajnimit të stafit shëndetësor (mamive dhe infermiereve) nga kjo qendër për këtë program, së shpejti do të fillojë edhe implementimi i sesioneve grupore me gratë shtatzëna.
Kujdesi në Grup gjatë 1000 ditëve të para, ka për qëllim që gratë shtatzëna të kalojnë problemet apo shqetësimet e tyre që i hasin gjatë shtatzanisë së bashku duke mësuar nga përvojat e njëra tjetrës dhe nga këshillat e ndryshme të cilat ipen nga profesionistët shëndetësor për një shtatzëni sa më të shëndetshme.