James Strickler, Themelues dhe Kryetar Nderi i ANF dhe ish dekan në Dartmouth, nderohet nga Presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka nderuar ish dekanin e Shkollës së Mjekësisë në Dartmouth dhe mjekun Dr. James Strickler me çmimin humanitar “Nëna Terezë”.

Dr. Strickler ka përvojë të mahnitshme të jetës dhe arritje të shumta. Ai ka shërbyer gjatë Luftës së Koresë në Japoni, Okinawa, Taiwan, Hong Kong dhe Filipine, duke vizituar spitale dhe klinika të ndryshme. Është kënaqësi për të që është mjek, mësues dhe ka një interes të vecantë në shëndetësinë ndërkombëtare, duke qenë vullnetarë me Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC), një organizatë e cila ndihmon refugjatët dhe viktimat e luftës përreth globit.

Më 1999, në fund të luftës në Ballkan, si një nga udhëtimet e tij jashtë shtetit për IRC, Dr. Strickler vizitoi refugjatët Kosovar në Shqipëri dhe Maqedoni. Me kthimin e tij në shtëpi, ai së bashku me kolegët e tij në DMS themeluan Projektin Dartmouth-Kosova. Ky bashkëpunim na ka ndihmuar ne, Kosovarët, në rindertimin e shkollës së mjekësisë dhe spitalin, i cili ishte u shkatërrua gjatë luftës.

Dr. Strickler gjithnjë ka deklaruar se qëndrueshmëria është vendimtare në programet ndërkombëtare të ndihmës, për këtë arsye idea e krijimit të një Fondacioni në Kosovë, misioni primar i të cilit do të ishte shpëtimi i jetës së nënave të reja dhe foshnjeve, me anë të ndihmës dhe duke ndihmuar sektorin e shëndetësisë publike në ofrimin e kujdesit të mirë shëndetësor për nënat dhe foshnjat është e domosdoshme.